image Zjarr i përmasave të mëdha përfshin pyllin pranë Zvërnecit, ndërhyjnë zjarrfikësit

Shqipëri

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin pyllin pranë Zvërnecit, ndërhyjnë zjarrfikësit

news image

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e së dielës në zonën pyjore të njohur si Pylli i Sodës, pranë rrugës që lidh qytetin e Vlorës me plazhin e Zvërnecit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë angazhuar ekipet e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të tjera.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura dhe pritet të zbardhen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/