Një zjarr i madh ka shpërthyer në Portin e Bejrutit, duke shkaktuar panik mes banorëve, një muaj pas shpërthimit masiv që kishte tronditur këtë qytet.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në objektin, i cili u shkatërrua nga shpërthimi i 4 gushtit kur gati 3.000 tonë nitrate amoni shpërthyen.
Shpërthimi muajin e kaluar, vrau më shumë se 190 vetë, plagosi rreth 6,500 dhe dëmtoi mijëra ndërtesa në kryeqytetin libanez.
Pamja e një zjarri tjetër të madh një muaj më vonë krijoi panik në mesin e banorëve të traumatizuar nga shpërthimi i muajit të kaluar, raportojnë mediat botërore, transmeton Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/