image Zjarr i madh kaplon diskotekën ‘Gate Club'

Siguri

Zjarr i madh kaplon diskotekën ‘Gate Club’

news image

Një zjarr i madh ka përfshirë para pak orësh diskotekën ‘Gate Club’, ku për shkaqe akoma të panjohura, objekti është kapluar nga flakët tërësisht, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, janë shkaktuar dëme të mëdha dhe zjarrfikësit që nga orët e para të mëngjesit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Bazuar në informacionet e para, zjarri është lokalizuar dhe situata është vënë nën kontroll – ndërsa fatmirësisht s’ka persona të lënduar.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/