image Zjarr fushor mes fshatrave Mirash dhe Sazli, intervenojnë zjarrfikësit

Siguri

Zjarr fushor mes fshatrave Mirash dhe Sazli, intervenojnë zjarrfikësit

news image

Një zjarr fushor ka shpërthyer mes fshatrave Mirash dhe Sazli, duke alarmuar autoritetet lokale në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për shuarjen e flakëve.

“Ju njoftojmë se sot, më 19 korrik 2025, rreth orës 12:15, kemi pranuar një informacion nga Njësia e Zjarrfikësve se është raportuar një zjarr fushor në mes të fshatrave Mirash dhe Sazli. Menjëherë pas pranimit të informacionit, dy ekipe të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit”, deklaroi Veseli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/