image Zhvillohet stërvitje për evakuimin e të plagosurve nga KFOR-i në Pejë

Kosovë

Zhvillohet stërvitje për evakuimin e të plagosurve nga KFOR-i në Pejë

news image

Komanda Rajonale Perëndimore e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, ka zhvilluar një stërvitje për evakuimin e të plagosurve, sot në kampin “Villaggio Italia” në Pejë.

Në njoftimin e publikuar nga KFOR-i në Facebook, thuhet se ky ushtrim lejoi testimin e kohës së ndërhyrjes dhe koordinimin e nevojshëm midis aseteve të ndryshme të përdorura në terren.

“Trajnimi është pjesë e kuadrit më të gjerë të aktiviteteve përgatitore për ruajtjen e aftësive operacionale të kontingjenteve të punësuar në operacione. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/