Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst, sot vijnë në Kosovë.
Siç raportohet, O’Brien dhe Eichhorst pritet të kenë një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Kjo vizitë vjen pas asaj që e kanë realizuar në Beograd ku janë takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq shkroi në Instagramin e tij se takimi pati në fokus ndër të tjera edhe situatën aktuale në Kosovë.