image Zhvillimet e orëve të fundit në Ukrainë

Botë

Zhvillimet e orëve të fundit në Ukrainë

news image

Më poshtë gjeni një përmbledhje të zhvillimeve të fundit në Ukrainë:

Një aeroport ushtarak në jug të Kievit është goditur me raketa, teksa raportimet sugjerojnë se forcat ruse janë vetëm 25 kilometra larg qendrës së kryeqytetit ukrainas.

Sirenat janë dëgjuar përgjatë natës në shumë qytete rreth Ukrainës – nga Lviv në perëndim deri te Sumi në verilindje.

Një xhami është bombarduar nga forcat ruse në qytetin Mariupol, ku kanë qenë duke u strehuar 80 civilë, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

Banorët e Mariupolit besohet se janë duke jetuar në temperatura të ulëta. Ata janë pa rrymë, me pak ushqim dhe ujë.

Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka refuzuar gati të gjitha ofertat për të krijuar korridore humanitare në qytetet ku ka sulme.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen drejtpërdrejt kundër Rusisë në luftën në Ukrainë.

Rusia ka bërë pretendime – pa të dhëna – për aktivitete me armë biologjike amerikane në Ukrainë, në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ukraina sugjeron se Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit rus në orët në vijim./rel

/GazetaSinjali/