image Zhegrova nominohet për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Ligue 1

Futboll

Zhegrova nominohet për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Ligue 1

news image

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit francez.

Zhegrova është në mesin e yjeve të futbollit botëror, pas performancës së tij të jashtëzakonshme me skuadrën e Lille.

25-vjeçari kosovar ndodhet në garë me Aubameyang, Dembele, Pierre Lees-Melou e Mbappe për çmimin e më të mirit të vitit në Ligue 1.

Gjatë këtij sezoni, Zhegrova ka zhvilluar 44 paraqitje me fanellën e Lille, prej të cilave ka arritur të shënoj 11 gola, teksa ka dhuruar edhe nëntë asistime.

/GazetaSinjali/