image Zhegrova ftohet nga Lille për sfidën ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve

Futboll

Zhegrova ftohet nga Lille për sfidën ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve

news image

Edon Zhegrova është grumbulluar me skuadrën e Lille, për ndeshjen ndaj Chelsea.

Lojtari i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova mund të bëjë nesër paraqitjen më të rëndësishme në karrierën e tij.

Anësori kosovar është ftuar te skuadra e Lille për ndeshjen ndaj Chelsea.

Faqja zyrtare e Lille ka publikuar listën e lojtarëve, ku shihet edhe emri i lojtarit kosovar.

Zhegrova pati 10 minuta në fundjavë me skuadrën e Lille, ku për fat të keq u ndëshkua me dy kartonë të verdhë (një i kuq).

Zhegrova mund të bëjë nesër debutimin e tij në Champions League me skuadrën e Lille, ndaj kampionëve në fuqi, Chelsea.  /GazetaSinjaliSporti/