image Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori, PRSK-ja nis hetimet

Drejtësi

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori, PRSK-ja nis hetimet

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nisur hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë i cili funksionon në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i PRSK-së, Blerim Isufaj, i cili nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Ndërkohë raportohet se në IML tashmë ka arritur një patrullë e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka njoftuar sot se në mostrat e zhdukura përfshihen 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit.

Ministrja Haxhiu ka deklaruar se ky akt i rëndë është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në atë të rinj.

Ajo tha se personat përgjegjës do të sillen para drejtësisë derisa hodhi dyshime për punën që bëhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

/GazetaSinjali/