image Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, MD pezullon nga puna 4 zyrtarë të IML-së

Drejtësi

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, MD pezullon nga puna 4 zyrtarë të IML-së

news image

Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të katër zyrtarëve të Institutin për Mjekësi Ligjore.

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se këta janë zyrtarët e pezulluar nga puna: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore. Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore. Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore. Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, vendimi ka hyrë në fuqi sot me 8.12.2022.

/GazetaSinjali/