image Zhdukja e babait të Diaz, policia ofron 200 milionë si shpërblim për këdo që gjen informacione për të

Futboll

Zhdukja e babait të Diaz, policia ofron 200 milionë si shpërblim për këdo që gjen informacione për të

news image

Policia kolumbiane ka njoftuar se është e gatshme të japë 200 milion pesos si shpërblim për çdo person që do të japë informacione thelbësore për të ndihmuar në shpëtimin e babait të Luis Díaz.

Nuk ka ende asnjë informacion mbi babanë e tij pasi nëna e tij u shpëtua nga policia brenda natës, raporton Fabrizio Romano, përcjell Sinjali Sporti.

Prindërit e mesfushorit të Liverpool, Luis Diaz, u rrëmbyen në Kolumbi pasi u ndaluan nga persona të armatosur me motoçikleta.

Cilenis Marulanda u shpëtua nga policia në qytetin Barrancas, tha presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro.

“Në një operacion me dry në Barrancas, nëna e Luis Diaz është shpëtuar, ne vazhdojmë kërkimin për të atin”, shkroi Presidenti në Twitter.

Ndërkohë, drejtori i policisë së vendit, gjenerali William Salamanca, tha se ai po përdor çdo agjent për të gjetur babain e Diaz.

Prindërit e 26-vjeçarit kolumbian thuhet se janë rrëmbyer teksa po shkonin me makinë për në shtëpinë e tyre.

Raportet e hershme sugjerojnë se ata ishin në një pikë karburanti në bordin e një kamioni kur u afruan nga njerëz të armatosur që udhëtonin me motoçikleta.

/GazetaSinjaliSporti/