image “Zhduket” sërish Kim Jong- un, deklarohet inteligjenca amerikane

Botë

Botë/ “Zhduket” sërish Kim Jong- un, deklarohet inteligjenca amerikane

news image

U zhduk, u raportua se vdiq, u kthye. Kim Jong- un, nuk u pa që 12 ditë pas daljes së tij të “fundit” në publik më 1 maj, në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave në Penian.

Së fundmi, në lidhje me vërtetësinë e fotove që u publikuan nga inaugurimi, hije dyshimi ka hedhur dhe inteligjenca  amerikane, e cila pranon që nuk ka ndonjë informacion nëse vërtetë diktatori, ishte i pranishëm në fabrikë. Prej kohësh po spekulohet se lideri suprem i është nënshtruar një operacioni në zemër dhe mundësia që ai mund të ketë ndërruar jetë është ende e madhe.

Ndërkaq, këshilltari i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë Robert O’Brien tha: “Ai duket se është duke pushuar dhe duke prerë shirita në fabrikat e plehrave. Pra ju e dini, mendimi ynë është se ai po bën mirë. Ne e quajmë Korenë mbretëri hermetike. Është shumë e vështirë të marrësh informacione nga atje. Ata publikuan foto që është gjallë dhe mirë, ne na mbetet vetëm të supozojmë që kjo gjë është e vërtetë”./ Gazeta Sinjali/