image Zhduket një vajzë në Gjakovë

Siguri

Zhduket një vajzë në Gjakovë

news image

Një vajzë është zhdukur në Gjakovë, më konkretisht nga rruga “UÇK”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet i kanë thënë Sinjalit se ajo është zhdukur më datë 27 maj, derisa rastin e ka raportuar babai i saj.

Ai ka thënë se në datën e lartëcekur rreth orës 12:30, vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe më nuk është kthyer, gjithashtu, familja nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.

/GazetaSinjali/