image Zhduket një person në Fushë Kosovë, familja kërkon ndihmën e Policisë për gjetjen e tij

Siguri

Zhduket një person në Fushë Kosovë, familja kërkon ndihmën e Policisë për gjetjen e tij

news image

Një person është zhdukur në Fushë Kosovë që nga mbrëmë rreth orës 23:00, raporton Gazeta Sinjali.

Personi është i mitur, ndërsa nëna e tij, ka njoftuar se që nga mbrëmë nuk di asgjë për djalin e saj.

Kontaktet e fundit të saj me djalin i ka realizuar përmes rrjetit social Snapchat më 30 mars 2025, rreth orës 00:30, dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë kontakt të mëtejshëm.

Nëna e tij, e ka kërkuar djalin e saj tek familjarët, por nuk ka mundur ta gjejë askund.

Policia është njoftuar për këtë rast dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e zhdukjes.

Prokurori ka udhëzuar që rasti të trajtohet si “Person i zhdukur”.

Policia është angazhuar për kërkimin dhe gjetjen e të miturit.

/GazetaSinjali/