Rastet kur personat largohen nga shtëpitë e tyre për arsye të ndryshme, pa lënë gjurmë nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i fundit ka ndodhur sot në orët e hershme në komunën e Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.
Një grua është larguar nga shtëpia e saj pa dijeninë e familjarëve, ata janë detyruar të bëjnë thirrje përmes rrjeteve sociale për t’iu ndihmuar për ta gjetur.
Nipi i saj ka kërkuar ndihmë për ta gjetur gjyshen e tij, përmes një njoftimi në Facebook. Ashtu siç bën të ditur ai, mund t’i ketë rrobat e njëjta të veshura sikurse në fotografinë e publikuar si shenja dalluese, për ta gjetur më lehtë.
Gjithashtu janë publikuar edhe numrat kontaktues, në rast se dikush has në të për t’i lajmëruar familjarët e saj.
Postimi i plotë:
Të dashur shokë, miq e dashamirë sot në orët e hershme të mëngjesit, pa diturinë tonë dhe për befasinë tonë të madhe është larguar nga shtëpia pa ndonjë gjurmë gjyshja jonë.
Ju lutem ta shiqoni foton e bashkangjitur, do të duhej t’i ketë teshat e njëjta vesh.
Të gjithë ju që mund të keni ndonjë informatë për vendndodhjen e saj, ju lutemi të na informoni urgjentisht në këta numra telefoni: 044223319 ose 044680858! Ju jemi përzemërsisht falënderues që tani për çfarëdo informatë apo lajmi!