image Zhduket një e mitur në Viti, nuk u kthye nga shkolla

Siguri

Zhduket një e mitur në Viti, nuk u kthye nga shkolla

news image

Një nënë nga Vitia e kishte dërguar në shkollë vajzën e saj të mitur, dje dhe thotë se ajo nuk është kthyer më në shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.

Që nga mëngjesi i djeshëm, kur e përcolli për në shkollë, kjo nënë nuk ka më asnjë informacion për shëndetin dhe vendndodhjen e së bijës.

Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast./GazetaSinjali/