image Zhduket një 81-vjeçar në Prishtinë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Siguri

Zhduket një 81-vjeçar në Prishtinë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

news image

Fevzi Sejdiu, 81-vjeçar është zhdukur sot në Prishtinë, njofton Gazeta Sinjali.

Personi i zhdukur nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ai është i sëmurë nga skleroza (sëmundje me harrës).

Bëhet e ditur se grupi kërkim-shpëtim ka marrë autorizim nga familjarët për kërkim.

Të gjithë ata që e shohin personin në fjalë mund të kontaktojnë koordinatorin Beslind Pajaziti në numrin 048 104 103.

Informacione shtesë për 81-vjeçarin:

I zhdukuri kishte të veshur veshje të zeza dhe këmishë të bardh, nga madhësia është mesatar.

/GazetaSinjali/