Fevzi Sejdiu, 81-vjeçar është zhdukur sot në Prishtinë, njofton Gazeta Sinjali.
Personi i zhdukur nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ai është i sëmurë nga skleroza (sëmundje me harrës).
Bëhet e ditur se grupi kërkim-shpëtim ka marrë autorizim nga familjarët për kërkim.
Të gjithë ata që e shohin personin në fjalë mund të kontaktojnë koordinatorin Beslind Pajaziti në numrin 048 104 103.
Informacione shtesë për 81-vjeçarin:
I zhdukuri kishte të veshur veshje të zeza dhe këmishë të bardh, nga madhësia është mesatar.