Që nga dita e shtunë është zhdukur 28-vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Komunës së Malishevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Familjarët e tij kanë bërë të ditur për TV Malisheva se që nga ora 17:00 e ditës së shtune kur ka dal nga shtëpia, nuk dihet asgjë për fatin e Jetmirit.
Tutje ata kanë treguar se Jetmiri kishte kriza nervore e shëndetësore kohë pas kohe.
Ftohen të gjithë ata që e shohin apo dinë ndonjë gjë për fatin e Jetmirit të lajmërohen në numrin: O44 204 484, Njazi Rudi, ose në Policinë e Kosovës.