image Zhduket doktoresha që zbuloi koronavirusin

Botë

Zhduket doktoresha që zbuloi koronavirusin

news image

Një doktoreshë në Wuhan që ishte ndër të parët që paralajmëroi mjekët e tjerë për përhapjen e koronavirusit është zhdukur, duke shkaktuar shqetësime se ajo është ndaluar nga autoritet, thonë raportimet.

Dr Ai Fen tha se ajo u përball me qortime të shumta dhe jashtëzakonisht të ashpër nga zyrtarët në Spitalin Qendror Wuhan, pasi ndau fotografi të një raporti pacientësh të prekur me ‘SARS koronavirus’.

Imazhi që ajo postoi u përhp me shejtësi të madhe dhe ngriti alarmin për koronavirusin që ka vrarë më shumë se 41.000 njerëz në të gjithë botë.

Dr Li u qortua nga autoritetet për shpërndarje të paligjshme të informacionit në internet.

Dr Ai dha një intervistë për një revistë kineze duke kritikuar menaxherin e spitalit për hedhjen poshtë të paralajmërimeve të hershme të koronavirusit.

Zhdukja e saj u mor vesh pasi qeveria e shpalli situatën kritike nga koronavirusi./GazetaSinjali/