image Zhduket 5-vjeçari shqiptar në Zvicër, familja apelon për ndihmë në kërkimin e Tianit

Rajon

Zhduket 5-vjeçari shqiptar në Zvicër, familja apelon për ndihmë në kërkimin e Tianit

news image

Familja Rahimi po përjeton momente të rënda pas zhdukjes së djalit të tyre 5-vjeçar, Tian Rahimi, në lumin Reuss në Zvicër.

Sipas njoftimit të familjes, ngjarja ka ndodhur të shtunën në zonën e Mühlaut, në kantonin Aargau, pas një aksidenti me varkë. Që nga ai moment, vogëlushi nuk është gjetur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë edhe në ditën e tretë.

Ekipet zyrtare të emergjencës dhe shpëtimit janë angazhuar intensivisht në kërkimin e fëmijës, ndërsa familjarët kanë bërë thirrje publike për ndihmë nga qytetarët dhe vullnetarët.

“Me dhembje të madhe ju njoftojmë se familja Rahimi-Hyda po përballet me një ngjarje tepër të rëndë. Të shtunën, në Mühlau (Aargau, Zvicër), 5-vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende nuk është gjetur”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familjarët kanë ftuar të gjithë ata që mund të ndihmojnë në kërkime ose posedojnë informacione lidhur me rastin, të kontaktojnë në numrat e publikuar nga familja.

Kërkimet për gjetjen e Tianit po vazhdojnë pa ndërprerje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/