image Zhduket 33-vjeçari nga Vushtrria – familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Siguri

Zhduket 33-vjeçari nga Vushtrria – familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

news image

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar në Vushtrri, ku familja ka denoncuar largimin e një 33-vjeçari nga shtëpia dhe mungesën e çdo kontakti me të, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Armend Hajrën, për të cilin familjarët kanë raportuar se është larguar nga shtëpia në mbrëmjen e 1 qershorit, rreth orës 20:05, në rrugën “Rrahman Krasniqi” në Vushtrri.

Sipas deklarimit të babait të tij, H. H, i biri është larguar nga banesa dhe që nga ai moment nuk është kthyer më, ndërsa familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Sipas burimeve, pas pranimit të rastit, Policia ka marrë deklaratat e nevojshme dhe ka njoftuar Prokuroren kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit si “Person i zhdukur”.

Autoritetet kanë nisur procedurat për lokalizimin e tij dhe po zhvillojnë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.

Çdo person që mund të ketë informacion lidhur me vendndodhjen e Armend Hajrës ftohet të njoftojë Policinë e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/