image Zhduket 23-vjeçari nga Hajvalia, familja kërkon ndihmën për ta gjetur

Siguri

Zhduket 23-vjeçari nga Hajvalia, familja kërkon ndihmën për ta gjetur

news image

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Tash e disa ditë i zhdukur po rezulton edhe Argetim Buzuku (23-vjeçar) nga Hajvalia, i cili sipas familjes për herë të fundit është parë të premten dhe nga ajo ditë nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Për të riun, familjarët lusin qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion të lajmërohet në numrin kontaktues 045555577, teksa rastin e kanë denoncuar edhe në Polici.

/GazetaSinjali/