Dy femra, njëra gjermane dhe tjetra polake janë zhdukur në rajonin malor të Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).
Ato kanë hyrë në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh, më 13 gusht.
Makina e tyre është gjetur në një parking në komunën e Plavës.
Fotot e dy grave të humbura janë shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa bëhet lutje që nëse dikush mund t’i gjejë, të kontaktohen autoritetet lokale të policisë.
Supozohet se ato mund të jenë diku në malet e Kosovës, Shqipërisë ose Malit të Zi./Sinjali/