image Zhaklina për Encën: Po hidhet në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo dhe familja

Bota e Yjeve

Zhaklina për Encën: Po hidhet në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo dhe familja

news image

Arrestimi i këngëtares së njohur Enca Haxhiaj sot ka bërë bujë nëpër media, pasi në banesën e saj policia i ka gjetur disa bimë kanabisi të mbjella nëpër vazo, të vendosura në ballkon, teksa Policia ka shoqëruar në komisariat edhe partnerin e saj.

Sipas deklaratës që këngëtarja dha, kanabisin e kishte mbjellë për përdorim vetjak dhe partneri i saj nuk ishte në dijeni të kësaj.

Zhaklina Lekatari ka dhënë opinonin e saj në lidhje me arrestimin e këngëtarës, duke u shprehur se i vjen keq që emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse është fajtore apo jo. Sipas saj nuk mund të hidhet në furrën e druve dikush pa e ditur se si ndihet ajo apo familja e saj.

“Në një vend si Shqipëria që flitet për kultivimin e kanabist në masë, më vjen për të qeshur që personat që punojnë nëpër institucione, nuk fliten dhe lakohen, ndërkohë që Enca ndodhet në të gjitha media dhe lakohet nga të gjithë, më vjen shumë keq. Unë si gazetare dhe si grua më vjen keq që edhe nëse ka gabuar apo jo, personat të hidhen në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familjarët e saj. Më duket hakmarrje, ose xhelozi”, u shpreh Zhaklina në “Shqipëria Live”.

/GazetaSinjali/