image Zgjohen nga koma dy të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj

Kosovë

Zgjohen nga koma dy të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj

news image

Dy prej të lënduarve nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj, Fidan Gashi e Enver Xhokli janë duke marrë trajtimin mjekësor në Austri, shkruan Gazeta Sinjali.

Humanisti, Labinot Tahiri i cili u angazhua në mbledhjen e fondeve për dërgimin e tyre jashtë vendit për trajtim të mëtutjeshëm ka njoftuar se ata tashmë janë zgjuar nga koma.

“E dashur diasporë dhe ju shqiptarë nga do që jeni , dhe që keni kontribur aq shumë për Fidan Gashin dhe Enver Xhoklin, po ua tregoj lajmin e mirë për gjendjen e tyre shêndetsore. Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta  dy shpirta janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdie të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mire”, shkroi ndër të tjera Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë!

E dashur diasporë dhe ju shqiptarë nga do që jeni , dhe që keni kontribur aq shumë për Fidan Gashin dhe Enver Xhoklin, po ua tregoj lajmin e mirë për gjendjen e tyre shêndetsore!

Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta  dy shpirta janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdie të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mirë.

Zoti i madh bëri edhe një mrekulli!

Uroj që edhe 4 personat e tjerë të cilët po trajtohen në Turqi, të janë shêndosh e mirë.

Vazhdojmë me misione të mdha në kujdesin 100% ndaj qytetarëve dhe vendit të shejtë Kosovë e Shqipërisë.

LABI????❤️????

/Gazeta Sinjali/