image Zgjidhja e duhur për smartfonët e vjetër, si t'i transformoni ata në kamerë të sigurisë

Telefona

Zgjidhja e duhur për smartfonët e vjetër, si t’i transformoni ata në kamerë të sigurisë

news image

Me shumë gjasë, shumica e njerëzve ndër vite kanë ndërruar disa telefona të mençur. Nëse jeni nga ata njerëz që i ruajnë telefonat e vjetër, atëherë pse mos t’i jepni atyre një jetë të dytë.

Njëra nga gjërat që mund të bëni me telefonat tuaj të mençur, është mundësia që t’i transformoni ata në kamera të sigurisë, shkruan ubergizmo.

Natyrisht, mund të mos i keni të gjitha veçoritë që i ka në fakt një kamerë e sigurisë por nëse dëshironi të kurseni para, mund të transformoni telefonat tuaj të mençur, që rrijnë në një vend duke u bërë me plot pluhur, në një kamerë të sigurisë në shtëpinë tuaj.

Në fakt, ka disa aplikacione për kamera të sigurisë që mund t’i shkarkoni. Cili është më i “miri”, varet nga kërkesat dhe preferencat tuaja, si dhe sa jeni të gatshëm të paguani për ta.

Disa nga këso aplikacionesh janë falas, ndërsa disa të tjerë kërkojnë pagesë dhe ofrojnë mundësinë që incizimet të ruhen online (Cloud).

Në vijim, shihni disa nga aplikacionet për kamera të sigurisë. /Gazeta Sinjali