image Zgjerohet përmbajtja e mësimit online, ky është orari i plotë

Kosovë

Arsim/ Zgjerohet përmbajtja e mësimit online, ky është orari i plotë

news image

MAShTI njofton se prej sot përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas orarit të bashkëngjitur, ndërsa të njëjtat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi.

Po ashtu, prej sot përmbajtja e mësimit në distancë për gjuhën turke dhe boshnjake do të zgjerohet me më shumë lëndë mësimore. Sipas ministrisë, çdo ditë pune – nga e hëna deri të premten – prej orës 12:30, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata për l ëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1-5.

“Për klasat 6-9, nga e hëna deri të premten, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë. Ndërsa nga e hëna deri të mërkurën transmetohen video-ligjëratat për lëndët mësimore Fizikë dhe Kimi për klasat 6-9. Ndërsa prej orës 15:30 në RTK 2 mbahen video-ligjëratat për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5. Ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi i video-ligjeratave në gjuhën boshnjake fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimore”, thuhet në njoftim.

eMËSIMI – ORARI JAVOR I TRANSMETIMIT NË RTK 4 PËR KLASAT 1 – 9

KLASA 1 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 09:00 – 09:30

KLASA 2 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 09:30 – 10:00

KLASA 3 – ÇDO DITË PUNE N Ë ORËN 10:00 – 10:30

KLASA 4 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 10:30 – 11:00

KLASA 5 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 11:00 – 11: 30

eMËSIMI – ORARI JAVOR I TRANSMETIMIT NË RTK 4 PËR KLASAT 1 – 9

KLASA 6 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 12:00 – 13:00

KLASA 7 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 13:00 – 14:00

KLASA 8 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 14:00 – 15:00

KLASA 9 – ÇDO DITË PUNE NË ORËN 15:00 – 16:00

E hënë: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Fizikë, Histori

E martë: Gjuhë Shqipe, Gjeografi, Biologji, TIK

E mërkurë: Matematikë, Histori, Edukatë qytetare, Kimi

E enjte: Gjuhë Shqipe, Fizikë, TIK, Kimi

E premte: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Biologji