image Zgjerohet grupi i të dyshuarve për grabitjet e armatosura në pompa derivatesh, bien në pranga edhe dy persona

Siguri

Zgjerohet grupi i të dyshuarve për grabitjet e armatosura në pompa derivatesh, bien në pranga edhe dy persona

news image

Grupi i përbërë nga Zenel Amrullahu, Lorik Drenica, Endrit Shala, Valmir Shala, Bleron Mejzinolli dhe Fatlum Shamolli të cilët dyshohen për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura në pompa të derivateve në Lipjan dhe Drenas, ka rënë të shtunën në prangat e Policisë, pas një operacioni të zhvilluar në disa lokacione, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tashmë janë arrestuar edhe  dy persona tjerë të dyshuar. Sinjali mëson se bëhet fjalë për babain e Lorik Drenicës, Mehdiun 58-vjeçar dhe Argjend Ademin, 21-vjeçar.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i vendbanimeve të tyre, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë zjarri -AK 47

– një Pistolete- TT

– tre karikatorë

-48 fishekë

-30 paketime te vogla substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë).

Të dyshuarit e përfshirë në veprat penale si grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës,  përdorimi i armës si  dhe posedim ilegal i substancave narkotike, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/