Testi i parë zgjedhor në Britaninë e Madhe pas ”pushtimit” të udhëheqjes konservatore nga Boris Johnson.
Është ende në lojë vota për kolegjin e Breconit dhe Radnorshajërit, në Uells, ku Partia Konservatore është e destinuar të humbasë vendin që kishte në favor të një kandidati pro BE nga ana e liberal-demokratëve.
Rezultati i zgjedhjeve nuk ka domethënie të veçantë në nivel kombëtar, por është i lidhur me ngjarjet që i paraprinë ardhjes së Johnsonit në pushtet.
Deputeti konservator në largim, Chris Davies u detyrua të jepte dorëheqjen pasi u dënua se kishte falsifikuar shpenzimet e zgjedhjeve.
Një njollë që duhet të shpërblejë hakmarrjen e liberal-demokratëve anti-Brexit, historikisht forca e parë në Brecon dhe Radnorshajër që nga 1997-a.