Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit.
Ai tha se PS synon 1 milion vota në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Sakaq nuk munguan as sulmet ndaj opozitës, ku tha “ne nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa”.
Ndër të tjera kreu i qeverisë u bëri thirrje të rinjve të votojnë për të marrë pasaportën e BE.
“Llogarinë do e bëjnë shqiptarët më 11 maj, ashtu siç duhet. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë, por 1 milion vota. Ai duhet të jetë limiti që ne duhet të synojmë. Duhet të dalim nga 11 maji me më shumë se 900 mijë vota. Është e lehtë ta thuash por e vështirë ta bësh. Ne duhet të synojmë të marrim mandatin e nëntë të deputetit në Durrës”, tha ai.