Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shpërndarë qëndrimin e Gjermanisë, ku Serbia kritikohet në mënyrë të skajshme sa i përket organizimit të zgjedhjeve.
Kearns ka thënë se disa do të thoshin se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
Ajo gjithashtu ka thënë se Serbia tani po strehon fajtorin për vrasjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili edhe ka lënë dy fëmijë pas vetes.
“Disa do të thoshin gjithashtu se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist në një vend fqinj. Sigurisht që tani po strehon njeriun fajtor për vrasjen e një oficeri policie, dy fëmijët e të cilit kanë humbur babanë e tyre”, ka shkruar Kearns.
Some would also say it’s unacceptable that Serbia aided and abetted a terror attack in a neighbouring country.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 19, 2023
It is certainly now sheltering the man guilty of murdering a police officer whose two children have lost their father. https://t.co/Mx8X9hh3hi