image Si miratohen kandidaturat për kryetarë të LDK-së

Kosovë

Si miratohen kandidaturat për kryetarë të LDK-së

news image

Kryetari i LDK-së, ashtu sikurse edhe organet e tjera të këtij subjekti politik, zgjidhen me votim të fshehtë.

Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1, të delegatëve të pranishëm.

Statuti i LDK-së parashikon se në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për kryetar.

Në punimet e Kuvendit marrin pjesë edhe anëtarët aktualë të Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, por pa të drejtë vote, nëse nuk janë të zgjedhur delegatë të Kuvendit përkatës.

Vendimet e Kuvendit janë të plotfuqishme në qoftë se në mbledhje marrin pjesë më tepër se gjysma e anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit dhe nëse për to votojnë shumica e të pranishmëve. /Sinjali/