image Zgjedhjet në Francë, kryeministri Attal nesër ia dorëzon dorëheqjen Macronit

Evropë

Zgjedhjet në Francë, kryeministri Attal nesër ia dorëzon dorëheqjen Macronit

news image

Kryeministri Gabriel Attal ka folur në rezidencën e tij zyrtare, Hotel de Matignon në Paris, pas zgjedhjeve parlamentare në Francë, të cilat i ka fituar Fronti i Ri Popullor.

Ai thotë se “sonte, asnjë nga ekstremet nuk mund të pretendojë një shumicë” dhe për këtë ai falënderon popullin francez.

Gjithashtu ai thekson se shumë anëtarë të aleancës Ensemble të Presidentit Macron janë rizgjedhur.

“Të qenit Kryeministër është nderi i jetës sime,” shton ai, ka raportuar BBC.

“Sonte, edhe pse Ensemble ka fituar trefishin e numrit të vendeve të parashikuara, ne nuk kemi shumicë,” thotë ai.

“Dhe kështu, nesër në mëngjes, unë do t’i dorëzoj dorëheqjen time Presidentit të Republikës”, ka deklaruar ai.

Ai shton, megjithatë, se do të qëndrojë në pozitë sa kohë që detyra e tij e kërkon.

/GazetaSinjali/