Zgjedhjet lokale/ Arrijnë mbi 1,500 pako me fletëvotime nga diasporaSinjali Zgjedhjet lokale/ Arrijnë mbi 1,500 pako me fletëvotime nga diaspora

Politikë

Zgjedhjet lokale/ Arrijnë mbi 1,500 pako me fletëvotime nga diaspora

news image

Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor dhe deri tani kanë ardhur 1500 pako me fletëvotime nga diaspora, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë që mërgimtarët kanë kohë deri më 15 tetor t’i dërgojnë fletvotimet në Kosovë.

“KQZ është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të 17 tetorit. Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në ditën zgjedhjeve dhe natyrisht që nga momenti i shpalljes së këtyre zgjedhjeve, KQZ ka vazhduar fillimisht me miratimin e planit operacional dhe kryerjen e detyrave të cilat janë listuar në këtë plan operacional. Tashmë jemi në fazën përfundimtare të emërimit të anëtarëve të këshillit të vendvotimit, pra janë persona të cilët angazhohen në ditën e zgjedhjeve si komisioner, pra këtu bëhet fjalë për mijëra persona në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës dhe pas kësaj do të thotë emërimi i këtyre anëtarëve do të ndodhë në mbledhjen e KQZ-së që do të zhvillohet ditën e premte”, tha ai.

Zëdhënësi i KQZ-së ka thënë që shtypja e fletëvotimeve në Slloveni ka përfunduar. Deri më tash janë shtypur mbi 3 milionë fletvotime që nevojiten për zgjedhjet e 17 tetorit.

“Në Slloveni ka përfunduar shtypja e fletëvotime. Janë shtypur 3 milionë e 397 mijë e 200 fletëvotime, pra fletëvotimet për kryetar dhe asamblistë”, ka thënë ai për Sinjalin.

Për zgjedhjet e 17 tetorit janë regjistruar më shumë votues nga diaspora se në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit.

/GazetaSinjali/