image Zgjedhjet: Ja ku po votohet më shumë dhe ku më pak – dalin shifrat e KQZ-së

Politikë

Zgjedhjet: Ja ku po votohet më shumë dhe ku më pak – dalin shifrat e KQZ-së

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit mbi pjesëmarrjen në procesin zgjedhor deri në orën 16:00, ku dallohen ndryshime të mëdha mes komunave të vendit.

Sipas statistikave zyrtare, komunat me daljen më të lartë të votuesve janë Leposaviqi me 45 për qind dhe Ranillugu me 43 për qind, duke shënuar pjesëmarrjen më aktive deri në këtë fazë të ditës së votimit.

Në anën tjetër, pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në komunën e Dragashit, ku deri në të njëjtën orë kanë votuar vetëm 12 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

KQZ ka bërë të ditur se do të vazhdojë të publikojë përditësime të reja gjatë orëve në vijim, ndërsa procesi zgjedhor po zhvillohet në përgjithësi pa probleme të raportuara serioze.

Autoritetet zgjedhore po monitorojnë nga afër ecurinë e votimeve në të gjitha komunat e vendit.

KLIKO KETU