image Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, si të votohet përmes postës

Kosovë

Politikë/ Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, si të votohet përmes postës

news image

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen më 15 mars të këtij viti.

Ata që nuk do të mund të jenë në Kosovë këtë ditë, mund të votojnë edhe përmes postës.

Si të votohet përmes postës

Votuesit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, në fletëvotimin për Kryetar Komune ku janë të renditur emrat e kandidatëve, duhet të shënojnë vetëm një kandidat.

Fletëvotimin për Kryetar Komune mund ta gjeni në ueb faqen e KQZ-së, www.kqz-ks.org.

Kthimi i pakos së fletëvotimit:

  • Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj. 
  • Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Përmes Postës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar.

Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen!

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 13 mars 2020./Gazeta Sinjali/