Nga sot, 6 maj deri më 17 maj, votuesit jashtë Kosovës mund të regjistrohen për të marrë pjesë në votim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin, të cilat mbahen më 7 qershor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se regjistrimi për votim mund të bëhet përmes platformës online ose përmes postës, në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
KQZ ka vijuar me zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për 7 qershor, duke aktivizuar fazat kyçe të përgatitjes së procesit zgjedhor.
Një ditë më parë, KQZ ka prezantuar raportin e Listës Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas raportit, lista përmban gjithsej 2,092,202 votues, që paraqet një rritje prej 15,912 votuesish krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Në këto zgjedhje pritet të votojnë për herë të parë 22,131 qytetarë, prej të cilëve 16,933 janë të rinj që kanë mbushur moshën 18 vjeç pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa 5,198 janë regjistruar për herë të parë ose kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!