image Zgjedhen krerët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Ferizajt, pas përplasjes mes ministrit Bytyqi dhe rektorit Bajraktari

Kosovë

Arsim/ Zgjedhen krerët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Ferizajt, pas përplasjes mes ministrit Bytyqi dhe rektorit Bajraktari

news image

Janë zgjedhur kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i Këshillit Drejtues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Samet Dalipi  dhe Shaqir Ukshini që ishin shkaktarë të përplasjes në mes të ministrit Shyqyri Bytyqi dhe rektorit të këtij universiteti, Agron Bajraktari.

Zgjedhja e Samet Dalipit, kryesues të Këshiliit Drejtues dhe Shaqir Ukshinit, zëvendëskryesues, u bë e ditur përmes një komunikatë për media.

“Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i KD, u zgjodhën nga radhët e anëtarëve të caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, siç parashihet me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit, thuhet në njoftimin e universitetit të Ferizajt.

Rektori i Universitetit të Ferizajt ua kishte kërkuar CV-të, të emëruarve të ministrit Bytyqi për këto pozita, Samet Dalipit dhe Shaqir Ukshinit.

Përmes një letre, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi  e kishte paralajmëruar për masa ligjore, madje edhe për padi private, rektorin e Universitetit të Ferizajt për këtë kërkesë duke e konsideruar si tejkalim të kompetencave të tij.

Ministri Bytyqi nuk kishte nguruar ta pyeste rektorin për guximin e tij për t’i kërkuar CV-të tre anëtarëve të propozuar nga vetë ministri, madje veprimin e rektorit e ka quajtur zemërngushtë “Meskin”.

 “Çuditem ku e merrni këtë guxim dhe me ç’bazë veproni kaq jashtëligjshëm, apo udhëhiqeni nga qëllime tjera, mbase edhe meskine, në tërë këtë paudhesi tënden! Përmes kësaj shkrese dua t’ua bëjë me dije se jeni në shkelje të ligjit dhe nuk jeni as në të drejtën tuaj për sa i takon autoritetit që të jep petku i Rektorit dhe as nuk keni kompetenca të tilla”, pohuar ministri Shyqri Bytyqi.

Ministri e kishte paralajmëruar rektorin se nëse nuk do të tërhiqej, do të ndëshkohej me masa ligjore.

Ministri Bytyqi nuk kishte hezituar ta quante të ndyrë rektorin e Universitetit të Ferizajt.

E gjuhës kërcënuese dhe fyese të ministrit i ishte përgjigjur rektori duke i sqaruar se kërkesa për CV nuk ishe bërë prej tij edhe pse ishte legjitime.

““Kjo kërkesë për biografinë e tyre është legjitime dhe shumë e arsyeshme dhe nuk e kuptoj pse është fyer dikush rreth kësaj çështjeje, ashtu siç nuk e kuptoj çfarë të keqe ka përgatitja dhe prezantimi i strategjisë së anëtarëve të KD-së ( të deleguar nga ju) për të ardhmen e Universitetit” kishe thënë rektori Agron Bajraktari.

Ndaj gjuhës fyese të Shyqyri Bytyqit kishin reaguar rektorët të cilët kishin thënë se shkresa e ministrit Bytyqi dërguar rektorit të Universitetit të Ferizajt është për keqardhje dhe dëshmi sesa kanë degraduar politikat arsimore në Qeverinë e Kosovës dhe “sa kanë devijuar partitë politike në trajtimin e arsimit të kuadrove të arsimit”. /Gazeta Sinjali/


Të tjera: