image Zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel në rastin e Salih Mustafës

Drejtësi

Zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel në rastin e Salih Mustafës

news image

Më 9 janar 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Salih Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimit të tyre për apel kundër aktgjykimit, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Më tej në njoftim thuhet se Paneli e autorizoi mbrojtjen dhe ZPS-në që të dorëzojnë njoftimet e tyre për apel, në qoftë se kanë, më së largu deri më 3 shkurt 2023.

Të rikujtojmë se më 16 dhjetor 2022, trupi gjykues e ka shpallur fajtor dhe ka dënuar Salih Mustafën me 26 vite burgim për krime lufte.

Faza paraprake ndaj Salih Mustafës zgjati mbi 11 muaj derisa gjykimi u zhvillua në 52 ditë. U dëgjuan 29 dëshmitarë, prej tyre14 të prokurorisë e 15 të mbrojtjes.

/GazetaSinjali/