image Zv.ministrja e Drejtësisë: Vrasja në Llaushë mund të parandalohej nëse përgjigja institucionale do të ishte e drejtë

Drejtësi

Zv.ministrja e Drejtësisë: Vrasja në Llaushë mund të parandalohej nëse përgjigja institucionale do të ishte e drejtë

news image

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka folur pas rastit të vrasjes së një gruaje në Llaushë të Skenderajt nga bashkëshorti i saj si dhe rreth strategjisë që Qeveria e Kosovës është duke e hartuar në lidhje me parandalimin e dhunës në familje.

Shala tha se rasti i vrasjes së gruas nga Llausha e Skenderajt, mendohet se mund të ishte parandaluar nëse, sipas saj, përgjigjja institucionale do të ishte e drejtë.

Shala gjithashtu ka përmendur edhe rastin e vrasjes në lagjen Emshir të Prishtinës, vrasje kjo që ndodhi në mars të vitit 2020, ku tha se edhe aty ka pasur lëshime nga ana e zyrtarëve policorë.

Është raportuar edhe në raste të tjera. Në rastin e vrasjes në Emshir, në mars të vitit 2020, nga një analizë e fakteve në lidhje me atë rast, është konstatuar se edhe në atë rast ka munguar prezenca e mbrojtësit të viktimë dhe për më shumë ka pasur lëshim nga ana e zyrtarëve policorë”.

“Kemi disa procedura standarde të veprimit. Është një dokument i cili përcakton veprimet specifike të cilat janë përgjegjëse për t’u kryer nga secili institucion përgjegjës për t’u përgjigjur në një rast të dhunës në familje”, është shprehur Shala në Klan Kosova.

Tutje, Shala tha se Qeveria e Kosovës në javën që vjen do ta miratojë Strategjinë Nacionale për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, që sipas saj, me këtë strategji synohet përmirësimi i situatës.

Në javën që vjen të qeverisë do të miratohet Strategjia Nacionale për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, e cila është një strategji në të cilën kemi punuar të gjitha institucionet, përfshirë edhe shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë dhe kemi identifikuar mbi 140 aktivitete me të cilat synojmë që të kemi përmirësim të situatës”, është shprehur Shala.

/GazetaSinjali/