image Zëvendëskryeministrja e pastron memorialin "Heroinat" në Prishtinë

Kosovë

Zëvendëskryeministrja e pastron memorialin “Heroinat” në Prishtinë

news image

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e ka nisur ditën duke pastruar memorialin “Heroinat”, pas raportimeve në media se ky memorial nuk po mirëmbahet.

Këtë gjest ajo nuk e ka lënë pa e promovuar në Facebook, ku ka shkruar se ky memorial pasqyron sakrificën dhe kontributin e gruas së Kosovës në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Balaj-Halimaj u ka bërë thirrje organeve përkatëse që monumentet si “Heroinat”, dhe tjerë që simbolizojnë sakrificën tonë për liri të kenë më shumë përkujdesje institucionale e shoqërore.

“Ditën sot e nisa duke pastruar memorialin “Heroinat”, pas raportimeve në media se ky memorial nuk po mirëmbahet. Ky memorial pasqyron sakrificën dhe kontributin e gruas së Kosovës në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Iu bëj thirrje organeve përkatëse që monumentet si “Heroinat”, dhe tjerë që simbolizojnë sakrificën tonë për liri të kenë më shumë përkujdesje institucionale e shoqërore”, ka shkruar ajo. /Gazeta Sinjali