Zëvendëskryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, është paraqitur vullnetarisht për ta kryer detyrën e mjekut, gjatë situatës së krijuar nga koronavirusi.
Osmani për këtë veprim ka njoftuar vetë përmes Facebook-ut, duke thënë se tani është koha e veshjes së uniformave.
“Sot u paraqita si vullnetar për të kryer detyrën e mjekut, kudo që ministria do të vlerëson se ka nevojë për personel shtesë mjekësor, në cilindo skaj të vendit. Tani është koha kur veshën uniformat”, ka shkruar Osmani./Gazeta Sinjali/