Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë Veriore dhe ministri për Sistem Politik e Marrëdhënie Midis Bashkësive, Artan Grubi, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Grubi do të zhvillojë takime me liderët e partive politike në Kosovë, Vjosa Osmanin, Enver Hoxhajn, Lumir Abdixhikun, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn.
Temë e bisedës në takime do të jetë procesi i Regjistrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ditës, zëvendëskryeministri maqedonas do të takohet edhe me kryetarin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin./Gazeta Sinjali/