image Zëvendëskryeministri Bislimi nesër do të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës

Politikë

Zëvendëskryeministri Bislimi nesër do të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nesër do të dalë në raportim para Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës.

Raportimi i Bislimit pritet të nis nga ora 09:00 e mëngjesit, derisa para të pranishmëve, ai do të prezantojë “Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2021-2025” dhe “Planin e Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II)’’, pika të cilat ndërlidhen me integrimin dhe dialogun.

Përveç këtyre pikave, zëvendëskryeministri Bislimi, do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të deputetëve të pranishëm në komision.

/GazetaSinjali/