image Zenka për Lekiqin: Është e papranueshme që kryeministri të jetë njeriu që ka mbështetur Millosheviqin dhe krimet e tij në Kosovë

Politikë

Zenka për Lekiqin: Është e papranueshme që kryeministri të jetë njeriu që ka mbështetur Millosheviqin dhe krimet e tij në Kosovë

news image

Për Unionin Demokratik të Shqiptarëve është e papranueshme që të bëhet përbërja e qeverisë së ardhshme malazeze dhe që kryeministër i vendit tonë të jetë Miodrag Lekiq një njeri që gjatë luftës së Kosovës e ka përkrahur hapur dhe publikisht Millosheviqin dhe krimet e tij në Kosovë.

Kryetari i UDSh-së Mehmed Zenka  tha se Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe shqiptarët në Mal të Zi janë të orientuar drejt politikës evroatlantike dhe nuk mund t’i mbështesë adhuruesit e politikës gjenocidiale si dhe politikën e tyre të Ballkanit të Hapur, e cila është kamuflazh për botën serbe”, thuhet në reagimin e UDSH-së.

Më tej kreu i UDSh-së thotë se është e papranueshme për  këtë subjet kombëtar, si dhe për të gjithë ata që mendojnë për të ardhmen e Malit të Zi, të kthehemi në të kaluarën, siç ishte në vitet e 90-ta, kur përgjithësisht dihet se cili ishte statusi i minoriteteve në Mal të Zi.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve, mendon se e vetmja rrugëdalje nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme dhe jo një tjetër “qeverisje e dështuar”.

/GazetaSinjali/