image "Zemer e amel", publikohet kënga e parë e interpretuar mrekullisht nga Florim Zejnullahu (VIDEO)

Muzikë

“Zemer e amel”, publikohet kënga e parë e interpretuar mrekullisht nga Florim Zejnullahu (VIDEO)

news image

Oftamologu i njohur kosovar, Florim Zejnullahu, ka publikuar tashmë këngën fantastike, dhuratë kjo nga miqtë e tij, artistët Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.

Projekti i interpretuar nga Zejnullahu quhet “Zemer e amel”, me një tekst emocional dhe e krijuar me shumë dashuri nga Aida dhe Armendi.

Interpretimi i Florimit i jep zemër kësaj kënge, që është e para nga ai, e përcjellë me kitarë nga Astrit Stafai.

Zejnullahu e ka quajtur si një fillim ndryshe, duke pasur parasysh rutinën dhe punën e tij jashtë muzikës, tashmë të dëshmuar.

/GazetaSinjali/