Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, edhe nga seanca e Kuvendit të Kosovës u ka kërkuar qytetarëve që t’i respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit.
Zemaj ka thënë se këtë fillimisht duhet ta bëjnë deputetët, ndërsa ka shtuar se monitorimi dhe zbatimi i disa masave ka qenë i pamundur në pikëkalimet kufitare për shkak të numrit të mash të personave që kanë hyrë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Hyrja e tyre me vendimin që ata të shkojnë për 7 ditë në vetizolim ka qenë e pamundur jo vetëm të monitorohet por edhe të zbatohet dhe të inspektohet as nga agjencitë e inspektimit shëndetësor dhe të punës, por as nga Policia e Kosovës”, ka thënë Zemaj.
Ai ka theksuar se me angazhimin e 200 specialistëve që do ta mbikqyrin zbatimin e këtyre masave, situata do të përmirësohet. /Gazeta Sinjali/