image Zemaj viziton sot pikëkalimin kufitar me Shqipërinë në Vërmicë

Shëndetësi

Zemaj viziton sot pikëkalimin kufitar me Shqipërinë në Vërmicë

news image

Mistri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, kryeinspektoren shëndetësore, Nora Krasniqi dhe kryeinspektorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Ibrahim Tërshnajkun do ta vizitojnë pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë.

Vizita bëhet në orën 09:00 për ta parë nga afër implementimin e masave të reja të Qeverisë së Kosovës për COVID-19, që u vendosën dje dhe nisin të zbatohen nga sot, shkuran Gazeta Sinjali.

Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, nga sot të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, porse për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore në pikëkalimet kufitare.

“Ministria e Shëndetësisë së bashku me IKSHP-në ka konstatuar situatë të qëndrueshme por me rritje të lehtë të rasteve me COVID-19. Duhet ta kemi të qartë se virusi është ende aktiv”, tha Zemaj dje në mbledhjen e qeverisë.

Ai ka shtuar se pas analizës së bërë IKSHPK-ja ka rekomanduar ndryshim të masave shtesë.

“Kontrollin e detajuar mjekësor të të gjithë qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar. Më lejoni të ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet”, ka shtuar ai. /Gazeta Sinjali/